Lidhje

Putin nënshkruan ligjin për ndalimin e veprimtarive të organizatave jo qeveritare


Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, nënshkroi një ligj të debatueshëm për ndalimin e veprimtarive të organizatave jo qeveritare.

Gazeta zyrtare e vendit, Rossiskaya Gazeta, shkruan se zoti Putin e nënshkroi këtë ligj më 10 janar. Ligjvënësit rusë e miratuan me shumcë dërmuese voatsh ligjin nga fundi i vitit të kaluar, duke e quajtur atë tejet të rëndësishëm për sigurimin e Rusisë.

Ligji kërkon nga të gjitha Organizatat jo-qeveritare që të regjistrohen përsëri në organin përkatës qeveritar, ose përndryshe do të shpërndahen. Ligji kufizon gjithatu rreptë që këto organizata të marrin fonde nga vende të huaja.

Organizatat jo-qeveritare, grupet e të drejtave të njeriut dhe qeveritë perëndimore e kanë dënuar masën si një kërcënim për të drejtat civile. Por zyrtarët rusë këmbëngulin se ligji është i nevojshëm për të parandaluar terroristët dhe agjentët të fshihen në radhët e këtyre organziatave.

//ic//

XS
SM
MD
LG