Lidhje

Fuqitë evropiane hedhin poshtë propozimin e Iranit për të rifilluar bisedimet


Fuqi të mëdha nuk e pranuan propozimin e Iranit për të rifilluar bisedimet me Evropën rreth programit bërthamor, ndërsa trysnia ndaj Teheranit po intensifikohet.

Në një letër dje zëvendës shefi i Këshillit Suprem Kombëtar të Iranit propozoi rifillimin e bisedimeve për të qetësuar shqetësimet e perëndimit rreth ambicieve bërthamore të Teheranit. Por kjo ofertë u refuzua dhe Britania tha se ajo nuk kishte asnjë lloj vlere.

Ndërkohë përfaqësuesi amerikan në Agjencinë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike, tha se ai ka besim se bordi i agjencisë do t’ia referojë çështjen e Iranit Këshillit të Sigurimit të OKB-së muajin e ardhshëm.

Irani i theu vulat e OKB-së në objektet e tij bërthamore këtë muaj, duke i dhënë kështu fund praktikisht moratoriumit për pasurimin e lëndëve bërthamore. Teherani këmbëngul se programi i tij ka qëllime paqësore.

XS
SM
MD
LG