Lidhje

Irani paralajmëron për një krizë globale të naftës dhe bankave


Irani paralajmëroi qeveritë perendimore për një krizë globale të naftës dhe bankave, në se ndaj tij vendosen sanksione ndërkombëtare për programin bërthamor.

Agjencia zyrtare iraniane e lajmeve citoin ministrin e ekonomisë Davud Danesh-Jafari të ketë thënë se vende të tjera do të vuajnë së bashku me Iranin në se Këshilli i Sigurimit vendos sanksione. Ai tha se vendosja e sanksioneve do t'i bënte vendet e pasura në naftë të transferojnë kapitalet e tyre jashtë bankave evropiane për në vende më të sigurta.

Dje Agjecia Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore thirri një sesion të veçantë më 2 shkurt, për të dëgjuar propozimin evropian për ta referuar çështjen e Iranit në Këshillin e Sigurimit.

XS
SM
MD
LG