Lidhje

Parlamenti i Kosovës, një minutë heshtje për paqeruajtësit sllovakë që humbën jetën në aksidentin ajror


Ministri i Mbrojtjes i Hungarisë Ferenc Juhasz, tha se aeroplani ushtarak sllovak që u rrëzua në lindje të Hungarisë, duke shkaktuar vdekjen e 42 personave kishte devijuar rreth 3 kilometra nga kursi i fluturimit. Aeroplani u përplas në një mal dhe shpërtheu në flakë dje, ndërsa po i afrohej destinacionit në Sllovaki.

Ministri hungarez përjashtoi mundësinë e terrorizmit por tha se do të duhet rreth 2 muaj për të përcaktuar shkakun e rrëzimit. Zyrtarë hungarezë thanë se vetëm një prej ushtarëve në bordin e aeroplanit shpëtoi gjallë. Ai arriti t’i telefonte të shoqes nga celulari para se ekipet e shpëtimit të mbërrinin në vendin e ngjarjes. Aeroplani po transportonte trupa paqeruajtëse nga Kosova.

Në Prishtinë, parlamenti i Kosovës mbajti sot një minutë heshtje në shenjë nderimi për ushtarët e vrarë.

Në Prishtinë ligjvënësit mbajtën një minutë heshtje gjatë një seance parlamentare sot në shenjë respekti për ata që humbën jetën nga përplasja e aeroplanit ushtarak, që ishte nisur nga Kosova për në Sllovaki. Të paktën 42 veta humbën jetën kur aeroplani i tipit AN-24 u rrëzua dje afër kufirit me Sllovakinë në pjesën lindore të Hungarisë.

Mes personave në bord ishin edhe ushtarë sllovakë, që ktheheshin nga misioni paqëruajtës i NATO-s në Kosovë.

Kryeministri i Kosovës, Bajram Kosumi shprehu keqardhje të thellë për këtë aksident. Flamurët në një objekt sërb, që ruhet nga ushtarë sllovakë në Gazimestan, rreth 10 kilometra në veri të Prishtinës, valviteshin sot në gjysëm shtizë. “Eshtë shumë me rëndësi që ushtarët të jenë këtu, siç kanë vepruar që nga viti 1999, dhe dua t’u shpreh ngullëshimet e mija të sinqerta të gjitha familjeve që humbën të dashurit e tyre,” thotë kjo banore e Prishtinës. Ekipet e shpëtimit gjetën sot trupat e 21 personave në një zonë malore, ku u rrëzua aeroplani. Vetëm një person shpëtoi gjallë. //rd//

XS
SM
MD
LG