Lidhje

Tiranë: OSBE përshëndeti sot krijimin e komisionit parlamentar për reformën zgjedhore


Në Shqipëri, OSBE përshëndeti sot krijimin e komisionit parlamentar për reformën zgjedhore duke deklaruar se beson se kjo reformë do të jetë në përputhje me rekomandimet e bëra nga ekspertët e saj dhe të ODHIR-it.

Në deklaratën e OSBE-së thuhet se përmirësimet ligjore duhet të paraqiten ne mënyrë gjithë-përfshirëse dhe transparente. Ngritja e komisionit është shoqëruar me polemika dhe kundërshti të hapur të partive të vogla parlamentare të cilat e ndjejnë veten të pëjashtuar nga procesi.

Ndërsa që prej ditës së djeshme skena politike po trazohet nga protestat e partive të vogla parlamentare dhe kryesisht prej aleatëve të djathtë të partisë demokratike, lidhur me komisionin zgjedhor, OSBE-ja përshëndeti sot ngritjen e tij me anë të një deklarate zyrtare.

Drejtuesi aktual i pranisë së kësaj organizate në Tiranë Alex Finnen shprehu besimin se një përpjekje e re për të cuar përpara programin e reformës zgjedhore në Shqipëri do të jetë në përputhje me angazhimet e Osbe-së dhe rekomandimet e deritanishme të Odihr-it si dhe me standarte të tjera ndërkombëtare për zgjedhje demokratike.

Në vendimin e miratuar dje nga parlamenti për ngritjen e Komisionit saktësohet se rekomandimet e OSBE-Odihr do të jenë bazë e platformës së punës së Komisionit. Nga ana e saj partia demokratike në pushtet është shprehur disa herë se ajo nuk do të përdorë veton në komision, në asnjë rast kur do të trajtohen këto rekomandime. Por problemi i këtij komisioni nuk është platforma që do të ndjekë por përbërj dhe formula e zgjedhur për të cilën kanë rënë dakort vetëm dy partitë më të mëdha.

Demokratet dhe socialistt do të kenë në Komision 12 anëtarë, duke kontrolluara kështu shumicën, dhe asnjë vendim nuk do të jetë i vlefshëm nëse nuk votohet në unanimitet mes dy partive të mëdha. Në këtë mënyrë praktikisht roli i 10 partive të tjera të vogla parlamentare bëhet i papërfillshëm gjë për të cilën ato kanë paralajmëruar se nuk do të bëhen pjesë e komisionit. Duket se pikërisht kësaj situate i referohet dhe OSBE në deklaratën e saj të sotme kur shprehet se “shpreson të shohë autoritet shqiptare të paraqesin përmirësime të mëtejshme në legjislacionin zgjedhor, në një mënyrë gjithëpërfshirës dhe transparente”.

Demokratët për të zbutur pak edhe zemërimin e aleatëve të vet janë të gatshëm ta prekin vendimin e marrë nga parlamenti. Këtë e premtoi dje kryeministri Sali Berisha, dhe e ka përmendur edhe sot në një takim me partitë e vogla të djathata edhe zëvendës kryeministri Ilir Rusmali. Por ngërci janë socialistët të cilët edhe sot kanë përsëritur se nuk duan që marrëveshja të preket. //rd//

XS
SM
MD
LG