Lidhje

Vendimi i Iranit për të tërhequr pasuritë nga Evropa, shenjë e izolimit në rritje


Shtetet e Bashkuara thonë se njoftimi që Irani po i transferon pasuritë e tij nga Evropa, është shenjë e izolimit në rritje të Teheranit për shkak të programit të tij bërthamor.

Një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit tha se ky vendim i Iranit nuk do të shkurajojë përpjekjet ndërkombëtare për të paraqitur çështjen e programit bërthamor të Teheranit në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Ai e bëri këtë koment pasi Guvernatori i Bankës Qëndrore të Iranit, Ibrahim Sheibani, tha se Teherani ka filluar trnsferimin e rezervave të huaja nga bankat evropiane në Azinë juglindore.

Ky vendim shikohet gjerësisht si përpjekje e Iranit për të mbrojtur pasuritë e tij nëse ndaj Teheranit vendosën sanksione nga ana e Kombeve të Bashkuara. Uashingtoni e ka akuzuar Iranin se po përpiqet të prodhojë armë bërthamore, akuzë të cilën Teherani e mohon.

Irani ka paralajmëruar gjithashtu se sanksionet mund të çojnë në një krizë globale bankare dhe të naftës.

XS
SM
MD
LG