Lidhje

Al-Zauahiri vlerëson lart luftëtarët islamikë në Afganistan


Një kasetë që thuhet se është regjistruar nga udhëheqësi numri dy i al-Kaidës, vlerëson lart luftëtarët islamikë në Afganistan.

Thuhet se kaseta 17 minutëshe e hedhur dje në Internet është regjistruar nga Ajman Zauahiri. Folësi lexon një poemë, e cila nderon ata që zëri i cilëson si martirë të xhihadit apo luftës së shenjtë.

Data e regjistrimit të kasetës ende nuk është përcaktuar. Nuk është e qartë as nëse ajo ishte regjistruar pas sulmit të javës së kaluar amerikan në Pakistan, për të cilin zyrtarët thonë se kishte në shënjestër al-Zauahirin.

Një zyrtar amerikanë, i cili kërkoi të mos identifikohej, tha se punonjës të zbulimit po e studiojnë kasetën për të prcaktuar nëse folësi është al-Zauahiri.

Mesazhi u paraqit një ditë pas publikimit të një kasete tjetër të regjistruar nga Osama bin Ladeni, i cili paralajmëron për sulme të tjera në territorin amerikan dhe propozon një ofertë për armëpushim, e cila u hodh poshtë menjëherë nga administrata e Presidentit Bush.

XS
SM
MD
LG