Lidhje

Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova vdes në moshën 61 vjeçare


Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova vdiq në moshën 61 vjeçare. Zyrtarët thanë se zoti Rugova vdiq sot në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë i rrethuar nga anëtarët e familjes. Ai ishte diagnostikuar me kancer të mushkërive shtatorin e kaluar.

Zoti Rugova i cili u bë president i Kosovës në vitin 2002 konsiderohet themeluesi i lëvizjes së shqiptarëve të Kosovës për pavarësi. Presidenti Rugova vdiq në një periudhë të ndjeshme, kur kanë filluar bisedimet për zgjidhjen e statusit politik të Kosovës.

Zoti Rugova kaloi pjesën e parë të karierës së tij si profesor dhe autor librash. Ai hyri në politikë në vitin 1989, duke themeluar Lidhjen Demokratike të Kosovës, e cila vazhdon të jetë partia më e madhe politike në Kosovë. //rd//

XS
SM
MD
LG