Lidhje

Kadare: Rugova ishte një nga udhëheqësit e gjithë kombit shqiptar


Lajmi i hidhur që dëgjuam, thotë shkrimtari Ismail Kadare, na bëri me dije që ishte një humbje të rëndë. Rugova ishte një nga udhëheqësit e gjithë kombit shqiptar, por fati i tij ishte, që ai ishte presidenti i parë i Kosovës. Kosova do të ketë edhe të tjerë presidentë, por emri dhe vendi i tij në historinë e saj, do të jenë gjithmonë të veçantë.

Çdo humbje është e vështirë në çdo kohë që të ndodhë, thotë shkrimtari Kadare, por koha e ndarjes së Rugovës nga Kosova dhe nga gjithë shqiptarët, ky vit pra, viti 2006 kur Kosova ndodhet në prag të pavarësisë e bën vdekjen e tij veçanërisht të dhimshme.

Është e vërtetë që ai nuk do ta shohë dot ditën e pavarësisë për të cilën gjithë jetën ka punuar dhe është përpjekur. Por le të na ngushëllojë mendimi se ai ishte një vizionar dhe si gjithë vizionarët e ka parashikuar dhe e ka parë pavarësinë e Kosovës shumë kohë më parë, atëhere kur rrallë kush e shihte dhe kishte besim në të, përfundon shkrimtari Ismail Kadare në komentet e tij për Zërin e Amerikës. //rd//

XS
SM
MD
LG