Lidhje

Presidenti Bush në mbrojtje të programit të përgjimit dhe luftës në Irak


Presidenti Bush u vu përsëri në mbrojtje të luftës në Irak dhe programit të tij për përgjime të brendshme gjatë një fjalimi në Universitetin e Kansasit.

Fjalimi i Presidentit është pjesë e një përpjekje intensive të administratës për të bindur vendin që programi i përgjimeve është një mjet i domosdoshëm. Presidenti e quajti atë sot, një program i përgjimit të terroristëve duke theksuar se programi është i ligjshëm dhe se ai e ka informuar Kongresin për të. Presidenti Bush është kritikuar nga demokratët e opozitës dhe disa republikanë për vendimin e tij për të autorizuar Agjencinë e Sigurimit Kombëtar për të përgjuar telefonatat dhe e-mailet e shtetasve amerikanë me persona në vende të tjera, pa marrë më parë leje nga gjykata për to.

Prokurori i Përgjithshëm Alberto Gonzales pritet të flasë nesër për të njejtën çështje, ndërsa të mërkurën Presidenti Bush shkon për vizitë në zyrat e Agjencisë së Sigurimit Kombëtar në afërsi të Uahsingtonit. Në fillim të muajit shkurt Senati do të zhvillojë seanca dëgjimore mbi ligjshmërinë e programit. //rd//

XS
SM
MD
LG