Lidhje

Mal i Zi: Vazhdojnë kërkimet mes rrënojave të trenit të rrëzuar


Ekipet e shpëtimit në Mal të Zi vazhdojnë kërkimet mes rrënojave të trenit të rrëzuar të udhëtarëve që shkaktoi vdekjen e të paktën 44 vetëve dhe plagosjen e gati 200 të tjerëve.

Ministri i Shëndetësisë tha sot se rreth 13 të plagosur janë në gjendje kritike dhe 32 fëmijë janë ende të shtruar në spital. Në tren kishte shumë fëmijë që po ktheheshin nga pushimet me ski.

Autoritetet thonë se janë identifikuar 40 persona, por mes tyre nuk ka ndonjë të huaj.

Një grua e re lindi pasi u nxorr nga rrënojat. Si nëna edhe vaajza janë në gjendje të mirë.

Zyrtarët thanë se treni sapo kishte dalë nga një tunel të hënën kur doli nga shinat dhe ra 30 metra në një grykë mali në afërsi të Lumit Moraca, në veri të Podgoricës.

Ministri i brendshëm malazez tha se frenat e trenit mund të mos kenë funksionuar. Qeveria shpalli tri ditë zie kombëtare. //kk//

XS
SM
MD
LG