Lidhje

Komisioni i Ligjeve i Senatit miraton kandidatin për Gjykatën e Lartë, Samuel Alito


Komisioni i Ligjeve i Senatit, në një votim që u nda sipas përkatësive partiake, e miratoi kandidatin e Presidentit Bush për Gjykatën e Lartë Samuel Alito.

Të 10 senatorët republikanë në Komision votuan pro zotit Alito, ndërsa 8 anëtarët demokratë të komisionit, votuan kundër gjykatësit konservator.

Kandidati do të kalojë tani për votim në Senat, ku shumicën e kanë republikanët. Kandidatura e tij pritet të miratohet. Gjykatësi Alito do të zëvendësojë gjykatësen Sandra Day O’Connor, e cila deri më sot shëesh ka hedhur votën vendimtare në Gjykatën e Lartë me 9 anëtarë.

Demokratët janë të shqetësuar se zoti Alito do të ndikojë që Gjykata e Lartë të marë një drejtim konservator, veçanërisht për çështje të tilla si aborti dhe kompetencat presidenciale.

Republikanët thonë se zoti Alito është një figurë me integritet.

XS
SM
MD
LG