Lidhje

Presidenti Bush cakton delegacionin presidencial në varrimin e Presidentit Rugova


Presidenti Xhorxh Bush caktoi delegacionin shtetëror, i cili do të shkojë në Prishtinë për të marrë pjesë në varrimin e Presidentit Ibrahim Rugova, më 26 janar 2006.

Delegacioni do të kryesohet nga Sekretari amerikan për Strehimin dhe Zhvillimin Urban, Alfonso Xhekson.

Në përbërjen e delegacionit janë edhe Shefi i Misionit amerikan në Kosovë, Filip Goldberg, dhe ambasadori Frenk Uizner, përfaqësues i posaçëm i Sekretares amerikane të Shtetit në bisedimet për statusin përfundimtar të Kosovës. //ad//

XS
SM
MD
LG