Lidhje

Kompania kinematografike Diznei blen Piksar Studios


Kompania Dizney ka rënë dakord të blejë Kompaninë tjetër kinematografike të filmave vizatimorë, Piksar Studios për 7,4 miliardë dollarë.

Zyrtarët e Dizneit shpresojnë që drejtuesi i firmës Piksar, Stiv Xhobs dhe studioja e tij tepër e suksesshme për krijimin e personazheve vizatimorë me kompjuter mund ta gjallërojë biznesin e filmave të Dizneit që kohët e fundit ka patur lëkundje.

Kompania Diznei ishte e para që filloi krijimin e filmave vizatimorë, por disa prej tyre nuk kanë patur sukses kohët e fundit nëpër kinema. Kompania Piksar përdor teknika shumë të avancuara për realizimin e filmave vizatimorë tepër të sukesshëm, si “Toi Stori” dhe “Dhi Inkredibëls”.

Kompanitë Piksar dhe Diznei më parë kanë qenë partnerë: Piksar prodhonte filma vizatimorë dhe Dizney merrej me shpërndarjen e tyre. Stiv Xhobs i kompanisë Piksar, që do të bëhet anëtar i bordit të Dizneit, fillimisht fitoi famë si njëri prej themeluesve të kompanisë Apple për prodhimin e kompjuterave.//lk

XS
SM
MD
LG