Lidhje

Irak: 2 veta plagosen nga një shpërthimi bombe në Bagdat


Si pasojë e një shpërthimi bombe në Bagdat u plagosën dy vetë, ndërsa një klerik i njohur suni është qëlluar për vdekje në një postbllok në veri të kryeqytetit irakian.

Zyrtarët thonë se bomba ishte vendosur në një motorçikletë dhe plagosi të paktën një polic.

Ndërkaq, forcat irakiane qëlluan për vdekje klerikun suni Karim Jassim Mohamed. Agjencia e lajmeve Reuters citon zyrtarë, sipas të cilëve ai nuk e ngadalësoi makinën kur iu afrua postbllokut në rrugën që të çon në Samarra.

Ndërkaq, një stacion televiziv në Bagdat thotë se gazetari Mohamed Zaal u vra dje ndërsa po filmonte përleshjet midis kryengritësve dhe trupave amerikane në Ramadi. Rrethanat e vrasjes së gazetarit ende nuk dihen.

Zyrtarët amerikanë dhe ata irakianë thonë se kanë në plan të lirojnë së shpejti disa të burgosur irakianë, ndër të cilët edhe disa gra. Ata thonë se vendimi nuk ka lidhje me kërkesën e rrëmbyesve të gazetares amerikane Jill Carroll për të liruar të gjitha gratë irakiane që mbahen në burgje.

XS
SM
MD
LG