Lidhje

Kosova i jep lamtumirën Presidentit Rugova


Sot në Prishtinë u mbajt funerali i Presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova. Në ceremoninë e përmortshme ishin të pranishëm zyrtarë të lartë ndërkombëtarë së bashku me dhjetra mijëra banorë vendas.

Mes autoriteteve që morën pjesë në varrim ishin edhe Presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu dhe shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Havier Solana.

Delegacioni i Shteteve të Bashkuara drejtohej nga Sekretari për Strehimin dhe Zhvillimin Urban Alphonso Jackson.

Presidenti serb Boris Tadic kërkoi të merrte pjesë, por familja e zotit Rugova nuk pranoi.

Zoti Rugova vdiq të shtunën nga kanceri në mushkëri, disa ditë para datës kur ishte planifikuar fillimi i bisedimeve për të ardhmen e Kosovës. Bisedimet janë shtyrë për në shkurt.

XS
SM
MD
LG