Lidhje

Festohet 250 vjetori i lindjes së Moxartit


Bota po feston 250 vjetorin e ditëlindjes së Wolfgang Amadeus Moxartit, kompozitorit austriak, madhështia e 630 krijimeve të të cilit konsiderohet si e pakrahasueshme.

Koncerte me muzikë nga Mozarti filluan sot në Sidnei të Australisë duke u zhvendosur në perëndim së bashku me diellin, në gjithë globin. Por askund nuk ishin festimet më të zjarrta sesa në vendlindjen e tij, Salzburgun e mbushur me portrete, ku muzika e Moxartit dëgjohej gjithandej.

Turistët kanë vërshuar në Salzburg dhe janë këshilluar të kenë kujdes për kaloritë që marrin. Qyteti përgatiti një tortë çokollate prej 150 kilogramësh.

Të gjitha aktivitetet për Mozartin në Salzburg do të ndalojnë në orën 20:00, ora e lindjes së tij më 27 janar të vitit 1756. Atëherë këmbanat e tre kishave ku muzika e tij u luajt gjatë kohës që ai ishte gjallë, do të bien në harmoni me njera tjetrën. //ad//

XS
SM
MD
LG