Lidhje

Hamasi, i gatshëm të shkrijë fraksionet e armatosura për formimin e një ushtrie palestineze


Udhëheqësi politik i Hamasit thotë se grupi ekstremist palestinez është gati t’i shkrijë të gjitha fraksionet e armatosura për formimin e një ushtrie e cila do të mbronte popullin palestinez.

Duke folur sot nga zyra e tij në Damask, Khaled Mashaal i hodhi poshtë kërkesat e Shteteve të Bashkuara, evropianëve dhe Izarelit për çarmatimin e Hamasit. Por ai shtoi se Hamasi do t’i respektojë marrëveshjet ekzistuese mes Autoritetit Palestinez dhe Izraelit, me kushtin që ato t’u shërbejnë interesave palestineze.

Hamasi ka marrë përgjegjësinë për një sërë sulmesh vetëvrasëse kundër Izraelit dhe është zotuar se do ta shkatërrojë shtetin izarelit.

Ndërkohë, persona të armatosur të Partisë palestineze Fatah kanë qëlluar në ajër nga tarraca e parlamentit palestinez në qytetin Ramallah në Bregun Perëndihmor, duke kërkuar dorëheqjen e udhëheqësve të Fatahut. Nuk ka pasur njoftime për viktima.//ad//

XS
SM
MD
LG