Lidhje

Davos: Bill Gejts premton 900 milion dollarë në luftë kundër tuberkulozit


Kreu i gjigandit të programeve kompjuterike Microsoft, thotë se fondacioni i tij bamirës do të trefishojë fondet për zhdukjen e tuberkulozit, duke e rritur shumën e dhuruar nga 300 milion në 900 milion dollarë brenda vitit 2015.

Bill Gejts e bëri këtë njoftim sot në Forumin Botëror për Ekonominë në Davos të Zvicrës. Ai e cilësoi tuberkulozin si një sëmundje të vështirë për t’u luftuar, por shtoi se programi për zhdukjen e tij mund të ndihmojë për të ndryshuar situatën.

Sekretari britanik i Thesarit Gordon Braun, i cili po merr pjesë në këtë takim, tha se udhëheqësit botërorë e kanë lënë pas dore për një kohë tepër të gjatë epideminë globale të tuberkulozit, megjithëse ajo shkakton miliona vdekje të parandalueshme në vit. Po sot në Davos, Britania, Nigeria dhe zoti Gates prezantuan një nismë të re për të parandaluar 14 milion vdekje nga tuberkulozi në vit gjatë 10 vjetëve të ardhshëm.

Drejtuesi i Microsoftit, Bill Gejts njihet si një nga filantropët më të mëdhenj të botës. Fondacioni Bill dhe Melinda Gates financon programe për shëndetin dhe arsimin për të varfërit në vende të ndryshme të botës. //ad//

XS
SM
MD
LG