Lidhje

Del Ponte i kërkon ndihmë BE-së për të sjellë para drejtësisë Karaxhiçin dhe Mlladiçin


Kryeprokurorja e Gjykatës së Hagës për Krimet e Luftës, Karla del Ponte i kërkoi ndihmë Bashkimit Evropian për të nxjerrë para drejtësisë të dyshuarit për krime lufte në Ballkan.

Zonja Del Ponte i kërkoi Bashkimit t’i ushtrojë trysni Serbisë për arrestimin e ish komandantit të serbëve të Bosnjes Ratko Mlladiç. Zonja Del Ponte tha se Beogradit i duhen dërguar mesazhe të qarta.

Autoritetet serbe këmbëngulin se nuk kanë asnjë informacion për vend-ndodhjen e Mlladiçit. Ajo e bëri kërkesën pas takimit sot në Paris me Ministren franceze për Çështjet Evropiane Catherine Colonna.

Bosnja dhe Serbia janë përpjekur të krijojnë marrëdhënie të ngushta me Bashkimin Evropian. Por dështimi i tyre për të arrestuar Mlladiçin, si dhe udhëheqësin politik të serbëve tëç Bosnjes gjatë luftës, Radovan Karaxhiç, i kanë penguar këto përpjekje. //ad//

XS
SM
MD
LG