Lidhje

Përkrahës të Partisë palestineze Fatah kërkojnë dorëheqjen e presidentit Mahmud Abas


Mijëra përkrahës të zemëruar të Partisë palestineze Fatah u vunë zjarrin makinave dhe qëlluan me armë në ajër dje në Rripin e Gazës, në shenjë proteste ndaj humbjes së papritur të Fatahut në zgjedhjet parlamentare.

Demonstruesit marshuan para ndërtesës së parlamentit dhe pastaj deri tek shtëpia e Presidentit Mahmud Abaz në Gaza, ku kërkuan dorëheqjen e tij. Zoti Abaz qendroi në Bregun Perëndimor, ku ai tha dje se Hamasit do t’i kërkohet të formojë qeverinë e re.

Hamasi ka marrë përgjegjësinë për dhjetëra sulme vetëvrasëse kundër Izraelit gjatë viteve të fundit dhe është zotuar të shkatërrojë shtetin izraelit. Izraeli, Evropa dhe Shtetet e Bashkuara e konsiderojnë Hamasin organizatë terroriste.

Departamenti amerikan i Shtetit tha se prania e Hamasit në Autoritetin Palestinez do të nxitë rishqyrtimin e menjëhershëm të të gjitha aspekteve të ndihmës amerikane për qeverinë palestineze.

XS
SM
MD
LG