Lidhje

Human Rights Watch: Ndërhyrja e qeverisë irakiane kërcënon paanësinë e gjyqit të Sadam Huseinit


Grupi Human Rights Watch thotë se ndërhyrja e qeverisë irakiane po kërcënon paanësinë e gjyqit të Sadam Huseinit.

Grupi i të drejtave të njeriut me bazë në Shtetet e Bashkuara tha dje se kërkesat për dorëheqjen e gjyqtarit Rizgar Amin përbëjnë një sulm kundër pavarësisë së gjyqësorit të Irakut.

Gjykatësi Amin dha dorëheqjen këtë muaj pas kritikave të ashpra se nuk po mbante qendrim mjaft të vendosur ndaj ish diktatorit irakian. Human Rights Watch tha se zoti Amin ishte kritikuar publikisht nga zyrtarë të lartë irakianë, të cilët në raste të tjera ngulnin këmbë se gjykata ishte e pavarur nga trysnia politike.

Gjyqi kundër Sadam Huseinit dhe 7 të pandehurve të tjerë është në plan të rifillojë nesër. Ata janë akuzuar për vrasjen e më shumë se 140 fshatarëve shiitë pas një atentati të dështuar kundër udhëheqësit irakian në vitin 1982.

XS
SM
MD
LG