Lidhje

Nasa përkujton 20-vjetorin e tragjedisë së anijes Challenger


Agjencia amerikane e hapësirës, NASA, po kujton sot 20 vjetorin e tragjedisë së anijes së hapësirës Challenger, nga e cila gjetën vdekjen 7 astronautë.

Familjet e astronautëve morën pjesë në ceremonitë përkujtimore të organizuara para pak orësh, në 20 vjetorin e momentit kur u lëshua anija Challenger nga Qendra Kenedi të Hapësirës në Kepin Kanaveral të Floridës.

Pas një ngritjeje të suksesshme në një ditë të kthjellët, por të ftohtë dimri, Challenger shpërtheu në një lëmsh të madh flake, vetëm 73 sekonda pas fillimit të udhëtimit, kur njerëz në mbarë botën po ndiqnin fluturimin. Shkaku i shpërthimit ishte një izolant i paefektshëm në raketën lëshuese të anijes.

Tre vjet më parë, anija hapsinore Columbia shpërtheu kur po futej në atmosferën e Tokës, duke shkaktuar vdekjen e 7 astronautëve. Pas këtij aksidenti Nasa pezulloi përkohësisht fluturimet e flotës hapsinore.//ad//

XS
SM
MD
LG