Lidhje

Davos: Përparim drejt një marrëveshjeje të re për lirinë tregtare


Ministrat e tregtisë, të rreth 20 vendeve të cilët marrin pjesë në Forumin Ekonomik Botëror që po zhvillohet në Davos të Zvicrës, po tregojnë gatishmëri të re për të kapërcyer mospërputhjet dhe për të arritur një marrëveshje të re brenda këtij viti.

Presidenti i Organizatës Botërore të Tregtisë Paskal Lami tha se vendet pjesëmarrëse po e kuptojnë më së fundi se çfarë duhet bërë dhe po krijojnë pjesë-pjesë atë që ai e cilësoi si imazhin e rezultatit përfundimtar. Ministrat janë mbledhur në Forumin Botëror të Ekonomisë në Davos të Zvicrës.

Përfaqësuesi amerikan i Tregtisë Rob Portman u shpreh optimist, por tha se vendet në zhvillim mund të përfitojnë vetëm nëse lehtësohen pengesat tregtare.

Vendet që janë futur në tregjet ndërkombëtare si konkurrente të reja, siç janë Brazili dhe India, duan nga vendet e pasura si Shtetet e Bashkuara dhe anëtarët e Bashkimit Evropian të heqin pengesat tregtare për prodhimet bujqësore.

Shtetet e industrializuara po u kërkojnë vendeve në zhvillim të hapin tregjet për produktet e tyre industriale, ndërkohë që secila palë pret nga tjetra të ndërmarrë hapin e parë. //ad//

XS
SM
MD
LG