Lidhje

Një drejtues i emisionit kryesor të lajmeve në televizionin ABC plagoset në Irak


Një drejtues i emisionit kryesor të lajmeve në televizionin ABC, Bob Woodruff dhe një kameraman janë plagosur rëndë në një shpërthim në Irak, ku ata ndodheshin për të raportuar.

Rrjeti televiziv ABC thotë se zoti Woodruff dhe kameramani Doug Vogt janë tani në gjendje të qëndrueshme, pasi u operuan në një spital ushtarak në Irak. Rrjeti televiziv thotë se ata do të dërgohen tani në një qendër mjekësore amerikane në Gjermani.

Gazetari Woodruff dhe kameramani po udhëtonin me një njësi të ushtrisë amerikane pranë Bagdadit, kur ndeshën në një paisje shpërthyese.

Woodruff u caktua kohët e fundit si një nga drejtuesit e emisionit të lajmeve World News Tonight, pas vdekjes së gazetarit Peter Jennings që e kishte drejtuar atë emision për vite me radhë.

XS
SM
MD
LG