Lidhje

Hapet ekspozita e piktorit Cezanne


Në Galerinë e Arteve këtu në Washington u hap një ekspozitë e madhe me veprat e piktorit Paul Cezanne, e titulluar “Cezanne në Provence”. 2006-a shënon 100 vjetorin e vdekjes së piktorit dhe në ekspozitë përfshihen 80 nga pikturat e tij më të mira në vaj dhe dhjetra vepra në bojra uji, që janë dëshmi e zhvillimit të përgjithshëm të stilit të tij.

Në ekspozitën ndërkombëtare janë mbledhur së bashku piktura që nga punimet e tij të para deri tek ato të fundit. Ekspozita paraqet një tablo imponuese të ambjentit dhe njerëzve që e rrethuan Cezanne-in gjatë gjithë jetës së tij.

Cezanne konsiderohet si një nga themeluesit e artit modern dhe krijoi disa nga pikturat më të fuqishme dhe futi tendenca të reja në artin e fundit të shekullit të 19-të dhe fillimit të shekullit të 20-të. Si Pablo Picasso, edhe Henri Matisse kanë thënë se Cezanne kishte ushtruar një ndikim të madh në veprën e tyre. Në pikturat e tij të fundit bëhet e dukshme prirja drejt relievit abstrakt impresionist.

XS
SM
MD
LG