Lidhje

Kazinski: shëmbja e çatisë, tragjedia më e madhe e Polonisë demokratike


Presidenti polak, Leh Kazinski, e cilësoi shembjen e çatisë së një salle ekspozitash si tragjedinë më të madhe në Poloninë post-komuniste.

66 persona humbën jetën dhe 141 të tjerë u plagosën kur çatia e një salle ekspozitash, në qytetin Katovice, u shemb të shtunën në mbrëmje.

Në këtë sallë po zhvillohej një ekspozitë pëllumbash dhe një numër të huajsh janë mes viktimave.

Presidenti Kazinski deklaroi 3 ditë zie dhe anuloi vizitën që kishte planifikuar të bënte sot në Republikën Çeke.

Papa Benedikti dhe presidenti rus, Vladimir Putin, kanë dërguar mesazhe ngushëllimi.

Autoritetet polake thonë se nuk mendojnë se do të gjejnë më të mbijetuar nën rrënoja. Ata shtojnë se dëbora e madh e grumbulluar mbi çati mund të ketë shkaktuar shembjen. (xh)

XS
SM
MD
LG