Lidhje

Irani nuk paraqiti propozime të reja në bisedimet me përfaqësues të Bashkimit Evropian


Një diplomat britanik tha se Irani nuk paraqiti propozime të reja në bisedimet e sotme të minutës së fundit me përfaqësues të Bashkimit Evropian, që synonin të kapërcenin ballafaqimin rreth programit të tij bërthamor.

Por përfaqësuesi i Iranit e cilësoi si pozitiv takimin me diplomatët britanikë, gjermanë dhe francezë në Bruksel. Bisedimet u zhvilluan para takimit të sotëm në Londër të ministrave të jashtëm të 5 vendeve të përhershme të Këshillit të Sigurimit dhe Ministrit të Jashtëm të Gjermanisë mbi programin bërthamor të Iranit.

Duke folur në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Bush tha se ekziston një konsensus ndërkombëtar se Irani nuk duhet lejuar të ketë armë bërthamore. Presidenti tha se diplomatë amerikanë dhe zyrtarë të tjerë po punojnë për të gjetur rrugët se si të arrihet ky synim. Agjencia e OKB-së për Energjinë Atomike pritet të mblidhet të enjten në Vjenë, për një sesion të jashtëzakonshëm dhe mund t’ia referojë Iranin Këshillit të Sigurimit për sanksione të mundshme. //rd//

XS
SM
MD
LG