Lidhje

Vlerat e aspirinës; Lidhjet shimpanze-njeri


Vlerat e aspirinës

Shpesh është thënë se aspirina mund të parandalojë goditjet në zemër e në tru. Por një studim i ri tregon se efekti i aspirinës nuk është i njëjtë për burrat dhe për gratë. Studimi, i pari i këtill loji, tregon se përfitimet nga aspirina ndahen sipas gjinisë; tek gratë, aspirina nuk ka ndonjë efekt për para ndalimin e goditjeve në zemër, dhe tek burrat nuk luan ndonjë rol në parandalimin e goditjeve në tru. Ruth Torito thotë se duke marrë një aspirinë 81 miligramëshe në ditë ajo shpreson të shmangë goditjet në zemër dhe në tru. Dhe ajo ka të drejtë, ndoshta vetëm 50 përqind. Sipas një studimi të ri, aspirina mund t’i ndihmojë gratë në parandalimin e bllokimit të artereve në tru, por jo në prarandalimin e goditjeve në zemër dhe e kundërta është për burrat tek të cilët aspirina ndihmon për parandalimin e goditjeve në zemër por jo për bllokimin e venave të gjakut në tru. Doktor David Braun pranë universitetit Sony Brook thotë se tek gratë, aspirina nuk ka ndonjë efekt për para ndalimin e goditjeve në zemër, dhe tek burrat nuk luan ndonjë rol në parandalimin e goditjeve në tru. Pra përfitimet nga aspirina ndahen sipas gjinisë. Doktor Braun dhe kolegët e tij, analizuan të dhënat shëndetësore të rreth 100 mijë njerëzve pa ndonjë problem në zemër. Shkencëtarët nuk janë të sigurt përse aspirina afekton ndryshe burrat dhe gratë, por ndryshimet janë të qarta. Doktor Braun thotë se gjatë studimit u vu re se tek gratë që u trajtuan me aspirinë, rreziku i goditjes në tru u ul 24 përqind, ndërsa tek burrat, rreziku i goditjeve në zemër ra 32 përqind. Aspirina duhet të jetë e fuqisë së ulët dhe deri në 81 miligram. Por rezultatet u matën pavarësisht nga përmasa e dozës. Doktor Braun thotë se si tek burrat edhe gratë, rreziku i hemoragjisë në tru u rrith 70 përqind. Por dihet se ky rrezik shoqërohet me sasinë e dozës së aspirinës. Pra doza e ulët sjell më pak rrezik për hemoragji cerebrale. Rruth do të vazhdojë të marrë aspirinë, megjithëse u befasua që aspirina nuk do të ndikojë në parandalimin e goditjeve në zemër. Ajo gjithmonë pat menduar aspirina ishte më e efektëshme ndaj goditjeve në zemër sesa ndaj goditjeve në tru.

Lidhjet shimpanze-njeri

Majmunët e llojit shimpanze shpesh cilësohen si një pasqyrim e prejardhjes primitive të njeriut. Por një studim i kohëve të fundit thotë se shimpanzetë nuk kanë asgjë të përbashkët me njeriun përsa i përket ndjenjave. Shimpanzetë janë më të afërtit e njeriut në botën e kafshëve. 95 përqind e ADN-së së shimpazesë është e ngjashme me atë të njeriut. Shumë shoqëri njerëzore kanë zhvilluar kode morale e të sjelljes që përcaktojnë se çfarë është e mirë apo e keqe, e ligjëshme apo e paligjëshme, morale apo imorale. Por edhe pa këto rregulla e ligje, shumë njerëz kanë një lloj intuite që i bën ata të dallojnë të mirën nga e keqja dhe të ndihmojnë të tjerët në nevojë. Fjalori i gjuhës së sotme shqipe e jep kuptimin e fjalës Altruizëm si gatishmëri për të ndihmuar të tjerët edhe duke flijuar të mirën vetjake. Duke patur parasysh afërsinë gjenetike midis majmunit dhe njeriut shtrohet pyetja; a janë shimpanzetë altruistë. Një studim i ri në këtë fushëm thotë se jo. Shkencëtari gjerman Keith Jensen pranë institutit për studime antropologjike u mor me vëzhgimin e shimpanzeve në qëndrën kërkimore në Laipzig. Ai kreu disa eksperimente. Eksperimentet kishin dy qëllime për të parë sa altruistë dhe sa keqdashës janë shimpazetë. Shkencëtarët zgjodhën ushqimin për të provuar këto ndjenja. Shimpanzesë iu dhanë dy mundësi; duke tërhequr një litar ai mund të dërgonte ushqimin tek një tjetër shimpanze, ose mund ta dërgonte në një dhomë apo kafaz bosh. Në të dyja rastet, shimpanzeja që tërhiqte litarin nuk kishte mundësi përfitimi, pra nuk ishte në gjendje që ta merrte ushqimin për vete. Ndarja e barabartë e sendeve ose drejtësia është një ndjenjë e rëndësishme për njerëzit, thotë shkencëtari Jensen. Kjo ndjenjë e bën njeriun të gëzohet ose të hidhërohet, kjo varet se çfarë ideja ka krijuar ai për drejtësinë. Në Shtetet e Bashkuara disa shkencëtarë mbrojnë tezën se shimpanzetë dhe majmunët janë të ndjeshëm e të drejtë ndaj të tjerëve, por studimi i shkencëtarit gjerman tregoi se kur shimpanzetë kanë diçka nën kontroll me të drejtë apo jo, ndjenja e drejtësisë tek ata nuk ekziston. Pra mund të thuhet se ndjenja e drejtësisë është e veçantë vetëm për njeriun. Ndryshe nga sa pritej, shimpanzetë vepruan jo duke u nisur nga altruizmi dhe as nga keqdashja, por i morrën vendimet duke u bazuar thjeshtë në përfitimet vetjake. Ata nuk u erdhën në ndihmë shimpazenzeve të tjerë për të marrë ushqimin, por gjithashtu nuk e penguan dhënien e ushqimit, përsa kohë që prej një veprimi të tillë ata nuk përfitonin ndonjë gjë për vete. Sipas studimit botuar në revistën britanike të Shoqatës mbretërore të shkencave biologjike, si altruizmi edhe keqdashja janë karakteristika vetëm të njeriut. Shkencëtari Jensen thotë se eksperimentet treguan se shimpanzetë nuk kishinj asnjë nga këto ndjenja. Por është për të dyshuar nëse këto lloj kafshësh kanë të njëjtat ndjenja morale siç kanë njerëzit. Shkencëtari Jensen thotë se ky është vetëm një studim, dhe për të përcaktuar qartë një gjë të tillë nevojiten studime të tjera. Disa mendojnë se jeta jo e lirë në kafaz i bën shimpanzetë të veprojnë kështu. Dhe në fakt esperimente të ndryshme kanë treguar se shimpanzetë në kafaz ndoshta janë më pak të prirur sesa shimpazetë në gjendje të lirë në pyll për të ndihmuar fqinjët e tyre. Nëse altruizmi dhe keqdashja janë të veçanta vetëm për njerëzit, atëherë ka të ngjarë që këto karakteristika filluan të krijoheshin 6 milionë vjet më parë kur, sipas teorisë së evolucionit, shimpanzetë dhe njerëzit sapo kishin filluar të ndaheshin nga njëri tjetri, atëherë kur shimpanzetë zgjodhën jetesën nëpër pemë, ndërsa njerëzit morrën rrugën për të dalë nga pylli për në fusha të hapura. Ndjenjat e njerëzve ndaj njëri tjetrit, qofshin këto negative apo pozitive, mund të kenë dhënë një ndihmesë të rëndësishme në aftësisimin për të bashkëpunuar, në krijimin e ndjenjave për ta trajtuar njëri-tjetrin me drejtësi dhe në krijimin e vlerave morale që përcaktojnë sjelljet e shoqërisë bashkëkohore.

XS
SM
MD
LG