Lidhje

Teherani paralajmëron për rifillimin e pasurimit masiv të uraniumit


Kryenegociatori iranian për çështjet bërthamore thotë se Teherani do të rifillojë së shpejti pasurimin masiv të uraniumit nëse çështja e Iranit paraqitet në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Ali Larijani tha sot gjithashtu në një konferencë shtypi se kompleksi kryesor iranian për pasurimin e uraniumit është gati për t’u përdorur. Ai tha se e vetmja gjë që duhet të bëjë Irani është të informojë Agjencinë Ndërkombëtare për Energji Atomike se do të rifillonte operacionet.

Bordi i agjencisë mblidhet nesër në Vienë për të diskutuar çështjen. Në një projektrezolutë që u është dhënë agjencive të lajemve thuhet se agjencia do t’ia referojë çështjen Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Shtëpia e Bardhë thotë se Presidenti Bush e dikutoi sot këtë çështje me Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, dhe ata ranë dakord që të qendrojnë në kontakt.

Sekretari i Jashtëm britanik Jack Straw u takua sot në Londër me homologun e tij iranian Manouchehr Mottaki për t’i thënë se Teherani ka një shans të fundit për të bindur botën se programi i tij bërthamor është paqësor.

XS
SM
MD
LG