Lidhje

Shtyhet gjyqi i Sadam Huseinit


Seanca e fundit e gjyqit të diktatorit irakian Saddam Hussein, u shty për nesër disa orë pasi rifilloi pa praninë e tij

Në seancën e sotme mungonin edhe katër nga shtatë të pandehurit e tjerë, që nuk pranuan të merrnin pjesë.

Trupi gjykues dëgjoi disa dëshmitarë, përfshirë një grua që tha se ishte arrestuar dhe torturuar nga forcat e sigurisë në kuadër të një fushate pas përpjekjet së vitit 1982 për vrasjen e Sadam Huseinit. Ajo tha se forcat irakiane vepruan në bazë të urdhërave të të pandehurit tjetër, Barzan Ibrahim, vëllai i Sadamit dhe ish shefi i zbulimit irakian.

Sadami dhe të pandehurit e tjerë janë në gjyq për vrasjen e mbi 140 shiitëve në vitet 1980, pas një atentati të dështuar kundër Sadamit.

Seanca e mëparshme gjyqësore të dielën përfundoi me daljen e Sadamit, disa prej të pandehurve të tjerë dhe avokatëve nga salla e gjyqit në shenjë proteste, pas debateve të ashpra me gjykatësin.

Avokatët mbrojtës thanë se do t’i bojkotojnë seancat derisa të caktohet një kryegjykatës i ri. Ata e akuzojnë gjykatësin kurd, për njëanshmëri ndaj klientit të tyre.

XS
SM
MD
LG