Lidhje

Shqipëri: Vazhdojnë takimet e zyrtarit të ODIHR-it për reformën zgjedhore


Në Shqipëri drejtuesi i zyrës së ODIHR-it për zgjedhjet Nikolai Vulchanov ka vazhduar dhe sot takimet me partitë politike shqiptare për çështjet e reformës zgjedhore. Përfaqësuesit e forcave të vogla të cilat e kanë konsideruar veten të diskriminuara nga formula e ngritjes së komisionit parlamentar kanë kërkuar ndërhyrjen e ODIHR-it për të patur garanci se zëri i tyre do të dëgjohet në këtë komision. Ata kanë qenë të idesë se reforma duhet të përqëndrohet fillimisht në çështjet që lidhen me zgjedhjet lokale e më pas të trajtojë probleme të tjera më të gjera.

Drejtuesi i zyrës së Odihr-it për zgjedhjet, Nikolai Vulcanov është një njohës i mirë i realitetit shqiptar dhe probelemeve që kanë shoqëruar zgjedhjet në Shqipëri. Vizita e tij e nisur dje përkon me nisjen e përgatitjeve për ndryshimet në Kodin zgjedhor pas problemeve që u shfaqën vitin e shkuar. Në bisedimet e djeshme me kryetaren e Parlamentit Jozefina Topalli dhe kryetarin e Komisionit Qendror Ilirjan Celibashi, zoti Vulchanov ka kërkuar që reforma të mos mbetet për në minutat e fundit.

Një referim i qartë i eksperiencave të kaluara, por që duket se po rishfaqen dhe tani. Në të vërtetë komisioni parlamentar duhej të formohej që në muajin dhjetor. Ky afat nuk u respektua. Me nisjen e sesionit të ri parlamentar u arrit marrëveshja mes partisë socialiste dhe partisë demokratike, por që u kundërshtua nga partitë e vogla.

Dhe aktualisht komisioni ndonëse quhet i ngritur nuk ka filluara ende nga punë. Problematika e Komisionit ishte në qendër të ankesave që përfaqësuesit e tre partive parlamentare Partisë demokrate të Reformuar, partisë socialdemokrate dhe Lëvizjes socialiste për integrim ngritën sot në takimet me zotin Vulchanov.

Të ndjera të diskriminuara nga formula e zgjedhur nga dy partitë e mëdha që marin kontrollin absolut të komisionit, këto partio kanë kërkuar mbështetjen e Odihr-it për të patur garanci se dhe propozimet e tyre do të merren në konsideratë.

Në të vërtetë shqetësimet e partive përputhen në problemet kryesore që lidhen me zgjedhjet, listat e votuesve dhe mundësitë për shmangien e votimeve të dyfishta nga një person i vetëm në pamundësi për të patur edhe për këto zgjedhje karta të identitetit, ndonëse kryeministri ka premtuar se shpërndarja e tyre do të nisë nga mesi i vitit.

Gjithashtu një tjetër ide e hedhur është ajo e zhvillimit të reformës në dy faza. Për momentin të zgjidhen probemet që lidhen me zgjedhjet lokale dhe më pas të ndërhyhet për një reformë më të gjerë. Kryetari i Partisë Socialdemokrate Skënder Gjinushi ka kërkuar që për zgjedhjet lokale të ketë votim me dy raunde dhe jo me një siç u veprua si vitin e kaluar ashtu dhe në 2003.

XS
SM
MD
LG