Lidhje

SHBA: Republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve zgjedhin udhëheqësin e ri


Republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve të Kongresit amerikan zgjodhën sot John Boehner në postin e udhëheqësit të ri për këtë grup partiak.

Republikani Boehner nga shteti Ohajo zëvendëson zotin Tom Delay, ndaj të cilit janë ngritur akuza.

Anëtarët republikanë të kësaj dhome votuan me 122 vota pro dhe 109 kundër për ligjvënësin Boehner. Ata hodhën vota të fshehta për zotin Boehner dhe dy kandidatë të tjerë, Roy Blunt nga shteti Missouri, dhe John Shadegg nga Arizona.

Roy Blunt ka shërbyer si udhëheqës i përkohshëm i shumicës republikane në Dhomën e Përfaqësuesve që pas ngritjes së aktpadisë ndaj zotit Delay. Tom Delay dha dorëheqjen nga roli i udhëheqësit të shumicës republikane në Dhomën e Përfaqësuesve vitin e kaluar, pasi u akuzua për manipulime në financimin e fushatave politike.

XS
SM
MD
LG