Lidhje

Sekretari i mbrojtjes Ramsfeld shprehet për pakësimin e trupave amerikane në Kosovë


Sekretari amerikan i mbrojtjes, Donald Ramsfeld, tha se dëshiron të pakësojë numrin e trupave amerikane në Kosovë.

Zoti Ramsfeld i tha gazetës britanike Financial Times se vendet aleate të Natos ndërhynë në Kosovë së bashku dhe do të tërhiqen së bashku. Por, ai tha se shpreson të vazhdojë pakësimin e forcave amerikane të dislokuara atje.

Shtetet e Bashkuara kanë rreth një mijë e 700 trupa në Kosovë si pjesë e misionit paqeruajtës të Natos prej rreth 16 mijë trupash.

Bisedimet e ndërmjetësuara nga Kombet e Bashkuara mbi të ardhmen e Kosovës pritet të fillojnë nga fundi i këtij muaji.

XS
SM
MD
LG