Lidhje

Shtyhet takimi i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike


Agjencia e OKB-së për Energjinë Atomike, e shtyu për nesër takimin ku pritej të vendosej për t’ia referuar çështjen e programit bërthamor të Iranit, Këshillit të Sigurimit.

Diplomatë amerikanë dhe evropianë po përpiqen të sigurojnë mbështetje më të gjerë për projekt-rezolutën që Irani t’i referohet Këshillit të Sigurimit për sanksione të mundshme. Fillimisht votimi ishte parashikuar për sot.

Disa prej 35 vendeve anëtare të agjencisë, janë kundër projekt-rezolutës. Megjithatë analistët parashikojnë se shumica do të votojnë pro saj. Zyrtarët amerikanë dhe evropianë e akuzojnë Iranin se synon të prodhojë armë bërthamore.

Irani thotë se programi i tij bërthamor ka synime paqësore dhe ka paralajmëruar se nuk do të bashkëpunojë me OKB-në nëse çështja i kalohet Këshillit të Sigurimit.

XS
SM
MD
LG