Lidhje

Organizata Botërore e Shëndetësisë do të furnizojë me Tamiflu Irakun


Organizata Botërore e Shëndetsisë thotë se Iraku do të marrë mijëra doza të ilaçit anti-viral Tamiflu për të parandaluar përhapjen e vatrave të epidemisë së gripit të shpendëve.

Zyrtarë të kësaj organizate thanë sot se prodhuesi i ilaçit ka rënë dakord të japë një sasi të mjaftueshme për 7 deri në 10 mijë veta.

Dje, Organizata Botërore e Shëndetsisë njoftoi se analizat kishin konfirmuar se një vajzë adoleshente nga Iraku verior vdiq muajin e kaluar nga virusi H5N1 i gripit të shpendëve. Agjencia e Kombeve të Bashkuara do të dërgojë një ekip në Irak për të bërë hetime.

Ndërkohë, Bullgaria njoftoi rastin e saj të parë të gripit të shpendëve, i cili shkaktoi ngordhjen e një mjelme në lumin e Danubit, megjithatë, autoritetet nuk kanë përcaktuar virusin.

Gripi i shpendëve ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 86 vetave që prej vitit 2003, shumica në Azi.//lk

XS
SM
MD
LG