Lidhje

Të mbijetuarit nga trageti egjiptian thonë se në anije kishte shpërthyer zjarr para se ajo të fundosej


Të mbijetuarit nga një traget egjiptian thonë se në anije kishte shpërthyer zjarr para se ajo të fundosej të enjten vonë në Detin e Kuq dhe shumica e një mijë e 400 vetëve në bord kanë vdekur ose figurojnë të humbur.

Agjencia franceze e lajmeve citon një nga të mbijetuarit të ketë thënë se tymi i dendur doli nga dhoma e motorëve dhe se zjarri kishte vazhduar për disa orë. Ministria egjiptiane e Transportit thotë se rreth 300 vetë janë shpëtuar dhe 185 trupa të tjerë ishin nxjerrë deri mbrëmë vonë.

Një mijë vetë figurojnë të vdekur ose të humbur dhe shpresat për gjetjen e të mbijetuarve të tjerë janë të pakta. Anija po transportonte punëtorë dhe mbi 200 makina nga porti saudit Dubah.

Shkaku i fundosjes së anijes ende nuk është bërë i ditur. Por, autoritetet thonë se nuk ka pasur shenja terrorizmi. //bsa//

XS
SM
MD
LG