Lidhje

SHBA: Senatori Mekein thekson se forca ushtarake ndaj Iranit mbetet alternativë e hapur


Një senator amerikan me influencë tha se përdorimi i forcës ushtarake nuk mund të përjashtohet nëse Irani nuk u bindet përpjekjeve diplomatike për të ndalur programin e tij të armëve bërthamore.

Në një fjalim të mbajtur të shtunën në një konferencë për sigurimin ndërkombëtar në Mynih, senatori Xhon Mekein tha se e vetmja gjë më e keqe se sa veprimi ushtarak do të ishte një Iran me armë bërthamore. Senatori republikan i Arizonës shtoi se forca ushtarake është një alternativë krejtësisht e padëshirueshme dhe mjeti i fundit.

Në të njëjtën konferencë, Sekretari amerikan i mbrojtjes, Donald Ramsfeld e quajti qeverinë iraniane nxitësen kryesore shtetërore të terrorizmit dhe tha se bota duhet të punojë e bashkuar për të mos lejuar një Iran bërthamor. //ad//

XS
SM
MD
LG