Lidhje

SHBA: Sekretari Ramsfeld bën thirrje për unitetin e Natos në luftë kundër terrorizmit


Sekretari i Mbrojtjes Donald Rumsfeld bëri thirrje për unitetin e Natos në luftë kundër terrorizmit. Shefi i Pentagonit tha në konferencën për sigurinë ndërkombëtare në Mynih se duhen bërë përgatitje për një luftë të gjatë dhe të ashpër.

Ai u kërkoi gjithashtu aleatëve të rrisin shpenzimet ushtarake në përpjekje për të minuar përpjekjet e terroristëve që synojnë krijimin e një perandorie ekstremiste globale.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel tha në konferencë se NATO-ja duhet të mbetet një forum kryesor për diskutimin e problemeve botërore siç është sigurimi ndëratlantik. Ajo shprehu gatishmërinë e vendit të saj për të luajtur një rol më aktiv në skenën botërore por paralajmëroi se shtrëngimet buxhetore do të vazhdojnë të kufizojnë shpenzimet ushtarake të Gjermanisë.

Ministrja franceze e mbrojtjes Mishelë Alio-Mari theksoi rolin e aftësive në rritje të Bashkimit Evropian në aspektin e sigurimit dhe kërkoi një përcaktim më të qartë të detyrave që duhen rezervuar për NATO-n dhe ato për Bashkimin Evropian. //ad//

XS
SM
MD
LG