Lidhje

Agjencia e OKB-së voton sot për paraqitjen e Iranit në Këshillin e Sigurimit


Agjencia e OKB-së për Energjinë Atomike po përgatitet të vendosë rreth një projektrezolute që bën thirrje për paraqitjen e Iranit në Këshillin e Sigurimit lidhur me programin e tij bërthamor.

Votimi i planifikuar dje në Vjenë nga bordi 35 vendeve anëtare i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike u shty për sot. Ky vendim u mor pasi Shtetet e Bashkuara kundërshtuan një propozim të Egjiptit në çastet e fundit për të deklaruar gjithë Lindjen e Mesme zonë pa armë bërthamore. Me sa dukej synimi i propozimit egjiptian ishte t’i bënte trysni Izraelit të asgjësojë arsenalin bërthamor që dyshohet se ka ai vend.

Të dërguar të njohur mirë me gjendjen thonë se Franca, Britania dhe Gjermania, tre vendet që hartuan projektrezolutën për Iranin, vazhduan përpjekjet gjatë natës për të zgjidhur mosmarrëveshjen midis Kairos dhe Uashingtonit.

Diplomatët thonë se duket se pjesa më e madhe e bordit të agjencisë së OKB-së për energjinë atomike është e gatshme të mbështesë projektrezolutën. Qeveritë perëndimore e akuzojnë Iranin se synon të prodhojë armë bërthamore. Teherani thotë se programi i tij bërthamor ka vetëm synime paqësore. //bsa//

XS
SM
MD
LG