Lidhje

Riatdhesohet shtetasi grek Apostol Vavilis i akuzuar në Greqi për një numër veprash penale 


Nje shpërthim eksplozivi ndodhi mbrëmë pas mesnate në banesën e Nënprefektit të Delvinës Dhurim Alimani duke sjellë dëme të lehta. Policia locale tha se po heton lidhur me motivet dhe llojin e eksplozivit për të cilin dyshimet e para janë për një sasi të vogël tritoli.

Eksplozivi sipas burimeve nga Delvina është vënë në mjediset e jashtme të shtëpisë dhe kjo ka sjellë mënjanimin e dëmeve më të mëdha. Vetë zoti Alimani nuk dëshiroi të bënte komente për këtë akt . Zyrtari lokal ka pak kohë që është zgjedhur në këtë strukturë shtetërore që varet nga Prefektura e Vlorës.

Ndërkaq në një njoftim tjetër, Greqia tha se do të riatdhesojë shtetasin grek Apostol Vavilis, i akuzuar në Greqi për një seri veprash penale mes të cilave edhe përfshirjen në zhdukjen e disa milionë dollarëve të firmave piramidale shqiptare. Sipas burimeve zyrtare greke autoritetet e drejtësisë në Itali, ku edhe u arrestua Vavilis , kane pranuar ekstradimin e tij.

Apostolos Vavilis u arrestua prillin e vitit të shkuar në Bolonja, i fshehur nën një emër të rremë, pasi për të kishte një mandat ndërkombëtar arresti si i dënuar për trafik droge. Burimet greke theksojne se riatdhesimi i Vavilis në Greqi pritet t'u hapë rrugë hetimeve , përfshire dhe ato të implikimeve të tij në zhdukjen e parave të dy kompanive piramidale shqiptare “Vefa” dhe “Cenaj” të cilat falimentuan në vitin 1997.

Sipas shtypit qëndror grek të disa muajve më parë Vavilis gjendet i përfshirë në transferimin e rreth 180 milionë dollarëve nga firmat shqiptare “VEFA “ dhe “Cenaj” nga Shqipëria në drejtim të Greqisë. Ekspertë të prokurorisë shqiptare dhe greke hetuan vitin e shkuar lidhur me veprimtarinë e shtetasit grek në Tiranë.

Ish presidenti i kompanisë vefa Vehbi Alimuçaj u pyet në një burg të Tiranës, ku vuan dënimin, duke pohuar disa kontrata të Firmës së tij me shtetasin grek. Sipas pohimeve të Alimuçajt ,të cituara nga shtypi shqiptar, Vavilis kishte mbërritur në vitin 1995 në Shqipëri si përfaqësues i një kompanie tregëtare greke duke firmosur me dretuesit e Vefas një kontratë për furnizmin me aparatura vëzhgimi në një shumë prej rreth 200 mijë dollarësh. Aparaturat sipas një pohimi tjetër të kryea-administratorit të shoqërive të falimentuara piramidale Farudin Arapi nuk kishin mbërritur në Shqipëri siç tregonte dokumentacioni i sekuestruar i firmes VEFA.

Pohime të shtypit grek e kishin lidhur emrin e Vavilis edhe me ndërmjetësimin për të transferuar një shumë prej disa milionë dollarësh nga firma piramidale shqiptare "Cenaj" në një bankë greke.

Gjatë takimeve në nivele shtetërore të autoritetve të drejtësisë shqiptare dhe greke është prekur kohët e fundit edhe zbardhja e zhdukjes në Greqi të pasurive monetare të disa prej firmave piramidale shqiptare. Si autoritetet greke dhe ato shqiptare po kërkojnë ngritjen e mekanizmave juridikë për këtë cështje. //ad//

XS
SM
MD
LG