Lidhje

Arratisen nga një burg në Jemen 23 të dyshuar si anëtarë të al Kaidës


Interpoli ka dhënë alarmin pasi 23 persona që akuzohen si anëtarë të al-Kaidës u arratisën nga një burg në Jemen. Mes të arratisurve është edhe personi që dyshohet të jetë organizatori i sulmit të vitit 2000 ndaj destrojerit të marinës amerikane, U.S.S. Cole.

Interpoli i cilësoi të arratisurit si jashtëzakonisht të rrezikshëm. Sekretari i Përgjithshëm i kësaj organizate shpalli një gjendje të gadishmërisë së lartë, sepse sipas tij të arratisurit përbëjnë një rrezik të padiskutueshëm ndaj të gjitha vendeve. Ai i kërkoi Jemenit që të jepte informacion për ta, në mënyrë që të lëshohen fletë-arresti ndërkombëtare. Autoritetet jemenase thonë se të burgosurit u arratisën të premten nga një tunel 140 metra i gjatë.

17 marinarë amerikanë gjetën vdekjen në sulmin ndaj destrojerit U.S.S. Cole në portin e Adenit më Jemen. Autoritetet besojnë se personi që dyshohet si organizator i sulmit, ka pasur rol edhe në një sulm ndaj një cisterne franceze nafte në vitin 2002. //ad//

XS
SM
MD
LG