Lidhje

Presidenti iranian thotë se armiqt nuk mund të parandalojnë përparimin


Presidenti iranian, Mahmud Ahmedinexhad, thotë se agjencia e OKB-së për energjinë bërthamore mund të miratojë rezoluta sa të dojë, por nuk mund të parandalojë përparimin iranian.

Zoti Ahmedinexhad e bëri këtë koment dje, një ditë pasi Agjencia Ndërkombëtare për Energji Atomike miratoi me shumicë dërrmuese votash propozimin për të paraqitur çështjen e programit bërthamor të Iranit në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Irani ngul këmbë se programi i tij bërthamor është për qëllime paqesore, por qeveritë perëndimore e akuzojnë Teheranin se po përpiqet të prodhojë një bombë atomike.

Sipas agjencisë iraniane të lajmeve, presidenti iranian tha se është Perëndimi ai që ka armë atomike dhe duhet të çarmatoset. Ai tha se Irani nuk ka nevojë për një arsenal bërthamor.

Ministria e Jashtme iraniane konfirmoi se Teherani ka pezulluar të gjitha aspektet e bashkëpunimit me Agjencinë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike dhe do të fillojë programin e pasurimit të uraniumit, një proces që mund të përdoret për prodhimin e energjisë elektrike si edhe të një bombe atomike. (xh)

XS
SM
MD
LG