Lidhje

Presidenti Bush parashikon shtimin e buxhetit për ushtrinë


Presidenti Bush ka hartuar një plan shpenzimesh për vitin e ardhëshëm që parashikon më shumë fonde për ushtrinë dhe më pak për programet e brendëshme. Projekt-buxheti i ri parashikon një deficiut buxhetor prej 423 miliardë dollarësh, një shifër kjo rekord.

Projektbuxheti i tij duhet të miratohet tani nga Kongresi, një proces hera herës i karakterizuar nga debate të ashpëra, që fillon sot. Plani i Presidentit Bush për vitin 2007 është rreth 2.8 trilionë dollarë dhe parashikon një rritje prej 5 përqind të buxheteve për ushtrinë dhe sigurimin. Për ushtirnë parashikohet një shifër rekord prej 439 miliardë dollarësh. Presidenti po ashtu synon t’i mbajë taksat të ulta.

Kundërshtarët thonë se nga taksat e ulta përfitojnë të pasurit. Projektbuxheti parashikon të shkurtojë me 36 miliardë dollarë programin qeveritar të sigurimeve shëndetësore për të moshuarit dhe të paaftët. Shkuritmet në programet e tjera të brendshme kapin shifrën e 14 miliardë dollarëve.

Në një njoftim për shtypin të Shtëpisë së Bardhë thuhet se shkurtimet synojnë realizmin e objektivit të presidentit për ta ulur deficitin federal me 50 përqind brenda tri vjetësh. //rd//

XS
SM
MD
LG