Lidhje

Propozimet buxhetore prekin edhe Zërin e Amerikës, përfshirë emisionet në shqip


Pjesa e buxhetit të propozuar nga Presidenti Bush për transmetimet ndërkombëtare për vitin financiar 2007 përmban shtesa programesh në disa sektorë por edhe shkurtime në disa të tjerë.

Buxheti i propozuar prej rreth 672 milion dollarësh përfshin shtimin e emisioneve të persishtes si dhe shtesa të tjera të emisioneve në gjuhën arabe. Emisionet në anglishte speciale si dhe faqja e internetit në anglisht do të vazhdojnë por do të eliminohet emisioni VOA News Now.

Propozimet parashikojnë eliminimin e emisioneve në kroatisht, turqisht, tailandisht, greqisht dhe gjeorgjisht.

Do të shkurtohen gjithashtu emisionet e radios në gjuhët shqipe, serbe, boshnjake, maqedonase, ruse dhe indiane ndërsa programet televizive në këto gjuhë do të vazhdojnë.

Radioja Evropa e Lirë dhe Radio Liria do të vazhdojnë programet e radios në rusisht dhe gjeorgjisht por do të eliminojnë emisionet e radios në maqedonisht.

Kenneth Tomlinson, drejtor i Bordit të Guvernatorëve për Transmetimet, tha se Bordi shpreh keqardhjen për shkurtimet e propozuara në buxhetin e Zërit të Amerikës por beson se këto propozime i shërbejnë përdorimit sa më efikas të fondeve.//ii//

XS
SM
MD
LG