Lidhje

SHBA: Zhvillohet ceremonia e varrimit të veprimtares së të drejtave civile, Koreta Skot King


Presidenti Bush dhe Zonja e Parë, Laura morën sot pjesë në ceremonitë funebër për veprimtaren e të drejtave civile, Koreta Skot King, e veja e të përndershmit Martin Luthër King, i Riu.

Në ceremoni merrnin pjesë edhe ish presidentët Bill Clinton, Jimmy Carter dhe George Bush, i jati i presidentit të tanishëm. Cereminia u zhvillua në një kishë në zonën e Atlantës, ku vajza e vogël e zonjës King, Bernice, është priftëreshë.

Presidenti Bush dha urdhër që flamujt mbi godinat e qeverisë amerikane të ngrihen në gjysëm shtize në shenjë nderimi për zonjën King.

Oprah Winfrey, personalitet në televizionin amerikan, kryesoi dje një shërbim përkujtimor emocional në Kishën Baptiste Ebenezer të Atlantës, ku bashkëshorti i zonjës King kishte predikuar gjatë viteve 60-të.

Oprah Winfrey e quajti Koreta Skot Kingun si një mbretëreshë, që e la Amerikën një vend më të mirë se sa kur ajo lindi.

Zonja King vdiq më 30 janar në moshën 78 vjeçare. Ajo vuante nga kanceri dhe vitin e kaluar pësoi një goditje në tru.//lk

XS
SM
MD
LG