Lidhje

Transplantimi i fijeve nervore


Një teknikë e re kirurgjike në Shtetet e Bashkuara mund t’u vijë në ndihmë viktimave të aksidenteve me makinë për të rifituar aftësitë e gjymtyrëve të paralizuara. Mjekët shpresojnë që kjo procedure e re, e cila ka të bëjë me transplantimin e rrallë të nervit të dëmtuar, përmirëson cilësinë e jetes dhe nxit zhvillimin e mëtejshëm të kërkimeve në fushën e përtëritjes së indeve nervore.

Nik Anderson humbi këmbën dhe dëmtoi rendë krahun gjatë një akisidenti automobilistik rreth 1 vit më pare. Krahut të tij i mungon kyçi i brylit dhe dy prej tre fijeve kryesore nervore i janë dëmtuar rendë. Mjekët pranë spitalit Johns Hopkins shpresojnë që nëpërmjet një procedure të rrallë, siç është transplantimi i një fijeje nervore nga nëna e tij, Franki Sanerson, do të ndihmojë për riaftësimin e krahut të tij të majtë. "Unë nuk e shoh këtë si ndonjë sacrifice, nëse djali im rifiton aftësinë e përdorimit të krahut të dëmtuar. Për këtë shpresoj shumë dhe ndihmën time nuk e shoh aspak si vetflijim.", thotë Frankie Anderson, nëna e Nikut.

Nëse segmentet nervore transplantohen suksesshëm, mjekët do të jenë në gjendje të thonë tre muaj më vonë nëse fijet nervore kanë zënë vend dhe një viti ose një viti e gjysëm më vonë nëse krahu i pacientit ka rifituar aftësinë. Si pasojë e operacionit, pjesë të brylit dhe këmbës së nënës së pacientit janë plotësisht të mpira. "Ndjehem sikur më ka kafshuar ndonjë kafshë ose sikur më ka thumbuar grenxa. Pjesën nga gjuri deri tek thembra nuk e ndjej fare”, thotë Frankie. Fijet nervore të saj do të përdoren si baza për shumëzimin apo rigjallërimin e qelizave nervore të djalin e saj. Dhe ndërsa këto qeliza rriten e forcohen, krahu i Nikut do të fillojë të lëvizë. Në raste transplantimi, trupi ndonjëherë nuk e pranon organin e ri, prandaj pacientit do t'i duhet të marrë ilaçe për të shmangur këtë reaksion. Para dy vjetësh, këtij pacienti 19 vjeçar, mjekët i hoqën një tumor nga truri, dhe tani ata shqetësohen se ilaçet mund të afektojnë aftësinë e organizimit për të luftuar rishfaqjene tumorit. Pozitive është se ilaçet për të luftuar kundërshtimin e trupit ndaj organtit të transplantuar nuk do të jenë të përherëshme, pasi fijet nervore të dhuruara do të veprojnë vetëm si bazë mbi të cilën qelizat nervore të pacientit zhvillohen e rriten. Kur këto qeliza të reja arrijnë t’ia kalojnë në rritje qelizave të transplantuara, ilaçet mund të ndërpriten dhe qelizate e reja zëvëndësojnë pak nga pak qelizat e transplantuara. Niku u operua në nëntor të vitit të kaluara në spitalin Johns Hopkins të Baltimorit, nën vëzhgimin e mjekut specialist Allan Belzberg. " Ky operacion shënon fillimin e një epoke të re për pacientë të tillë të cilët deri tani kanë patur pak ose aspak mundësi riaftësimi”, thotë doktor Belzberg. Pjestarët e familjes thonë se mjekët u kanë thënë se operacioni ka 50 përqind gjasa të jetë i suksesshëm. Me një fizioterapi intensive, Niku dalëngadalë pritet të rifitojë aftësinë e krahut. "Koncepti i rigjenerimit të nervit ose të sistemit nervor ka kohë që i është nënshtruar kërkimeve të shumta në laborator dhe në një të ardhme mjekët shpresojnë që të jemi në gjendje të stimulojmë organizmin për rigjenerimin e sitemit nervor, qoftë ky sistemi nervor periferik apo qëndror”, thotë Dr. Allan Belzberg.

Roni Davisit, 14 vjecar, i ishte thënë se kurrë nuk do të ishte në gjendje ta përdorte përsëri krahun e tij, që iu dëmtua rëndë gjatë një aksidenti me makinë në Florida. "Atë natë i premtova se do të gjenim në mjek të mirë dhe fatmirësisht gjetëm doktor Belzberg në Baltimor të Marilandit”, thotë Deborah Haller, nëna e Ronit. Para dy vjetësh, doktor Belzberg transferoi fijet nervore nga këmbët e këtij djali tek krahu i tij. Koha e tregoi se fijet nervore në krahun e tij janë rigjallëruar dhe ai ka rifituar aftësinë e dorës së tij. Edhe për transplantimin e fijeve nervore nga një person në tjetrin përdoret e njëjta strategji. Problemi kryesor në këto raste është pranimi i segmenteve të transplantuara nerovore nga organi. Doktor Belzberg beson se ilaçet që po i jepen pacientit për të ndihmuar organizmin që mos e kundërshtojë organin e ri, në këtë rast fijet nervore, do të ndihmojnë në suksesin e operacionit.

Për sistemin qëndror nervor dhe të shtyllës kurizore kjo është një gjë krejt eksperimentale. Por në të ardhmen, mjekët besojnë se rigjenerimi i fijeve nervore do të bëhet një praktikë e zakonëshme. Operacione të tilla janë të rralla, por numri I tyre po shtohet duke forcuar shpresat për riaftësimin e gjymtyrëve të dëmtuara. Me përparimin e kërkimeve në fushën e qelizave embrionale dhe rigjenerimin e fijeve nervore, doktor Belzberg dhe ekipi i tij shpresojnë që brenda 5 apo 10 vjetësh, personave të paralizuar mund t’u ofrohen shanse për riaftësimin e disa prej gjymtyrëve të tyre.

XS
SM
MD
LG