Lidhje

Banka Botërore boton raportin e ri për tregtinë në ish-vendet komuniste të Evropës


Në një raport të ri të Bankës Botërore thuhet se shumica e ish vendeve komuniste të Evropës, po integrohen tani më mirë në ekonominë botërore se në çdo periudhë tjetër, që nga koha e revolucionit rus. Por studimi i ri gjithashtu arrin në përfundimin se nga radhët e këtyre vendeve po dalin tani dy blloqe të reja tregtare, tërësisht të pabarabarta dhe me shumë ndryshime nga njeri tjetri:

Sipas një raporti të ri të Bankës Botërore, që nga viti 1995, tregtia në ekonomitë e vendeve ish-komuniste në tranzicion, është rritur me një ritëm më të shpejtë se në çdo rajon tjetër të botës. Eksportet janë trefishuar, ndërsa importi është rritur dy herë e gjysëm. Por natyra dhe ritmi i riintegrimit ekonomik në 27 vende të rajonit ka ndryshime të mëdha, thotë autori i raportit, Harry Broadman.

"Sipas studimit të ri, në rajon tani po dalin dy blloqe tregtare: njëri i përbërë nga vendet më të pasura i ashtuquajturi grupi Euro- Qendror, që zhvillon tregti me vendet më të pasura të botës, me 15 vendet e Bashkiit Evropian dhe një bllok me vendet më të varfëra, i ashtuquajtur Grupi i Rusisë."- thotë ai.

Blloku evropian përbëhet nga 8 vendet e reja të Bashkimit, Turqia dhe 7 vendet e Evropës Juglindore. Blloku i Rusisë, përfshin anëtarë nga Komonuelthi i 12-vendeve të pavarura, ish-republika sovjetike. Studimi arrin në përfundimin se tregtia e lirë është një forcë lëvizëse e fuqishme në rajon dhe se vendet që kanë liberalizuar tregtinë dhe që kanë refomuar sektorët ekonomikë, si Polonia dhe Hungaria, për shembull, kanë ritmin më të lartë të rritjes dhe begatisë ekonomike.

Në anën tjetër, vende si Bjellorusia dhe Uzbekistani, me ekonomi më pak të suksesshme, mendohet se kanë mbetur relativisht të mbyllur ndaj konkurrencës. Raporti thotë se vende si Kroacia, ku reformat kanë hyrë në rrugë të mbarë, i kanë shtuar mundësitë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, nëpërmjet riorganizimit të ekonomive të tyre. Vende që kanë mbetur prapa, duhet t’i riorientojnë politikat e tyre tregtare. Rusia, thuhet në raport, mund ta përmirësojë pozicionin e saj, duke u anëtarësuar në Organizatën Borëtore të Tregtisë.

"Ajo duhet të angazhohen në një sërë refomash strukturore, duke përmirësuar klimën e investimit si për shtetasit rusë edhe për investitorët e huaj. Gjithashtu, duhet të zgjerojë tregtinë me vendet e rajonit."-

Për t’u njohur më mirë me raportin e Bankës Botërore të titulluar “Nga dizintegirmi në riintegrim: Evropa Lindore dhe ish-Bashkimi Sovjetik në Tregtinë Botërore, mund të shkoni nëinternet në adresën www.voanews.com //lk

LEADOUT:

B R I D G E

XS
SM
MD
LG