Lidhje

Serbia kritikon diplomatin britanik që ka lënë të kuptohet se mbështet pavarësinë e Kosovës


Qeveria e Serbisë kritikoi një diplomat të lartë britanik, për të cilin udhëheqësit e serbëve të Kosovës thonë se ka lënë të kuptohet se mbështet pavarësinë e Kosovës.

Kryeminsitri Vojisllav Koshtunica, e akuzoi Drejtorin Politik të Ministrisë së Jashtme britanike John Sawers për qëndrim të njëanshëm, edhe pa filluar ende bisedimet për statusin e ardhshëm të Kosovës.

Në një deklaratë pas takimit në Beograd me zotin Sawers, zoti Koshtunica thekson se çdo përpjekje për të imponuar një zgjidhje do të ishte trysni e papranueshme ndaj një shteti demokratikk dhe do të përbënte shkelje të ligjeve ndërkombëtare.

Udhëheqësit e serbëve të Kosovës thonë se zoti Sawers u tha atyre dje se zgjidhja përfundimtare duhet të respektojë vullnetin e shumicës së banorëve të Kosovës.//lk

XS
SM
MD
LG