Lidhje

Presidenti Bush dhe Mbreti Abdullah, qeverive të huaja: Jepuni fund trazirave

  • Pola Ufson

Presidenti Bush dhe Mbreti Abdullah i Jordanisë u bënë thirrje qeverive të huaja t’u japin fund trazirave vdekjeprurëse që kanë përfshirë botën myslimane në përgjigje të karikaturave të profetit Muhamed.

Mirëpo, të dy udhëheqësit dënuan edhe mjetet perëndimore të informimit, që sipas tyre fyen ndjenjat e myslimanëve me botimin e karikaturave.

Të dy udhëheqësit i bënë këto komente disa orë, pasi policia afgane vrau të mërkurën katër demonstrues. Disa protestues të tjerë u plagosën, kur policia hapi zjarr kundër marshuesve që po i afroheshin një baze ushtarake amerikane në Kalat të Afganistan.

Edhe organizatat islamike në Afganistan e Indonezi, mes shumë vendesh të tjera, kanë bërë thirrje që t’u jepet fund protestave të dhunshme.

Ndërkohë, Danimarka, ku karikaturat e Profetit Muhamed u botuan së pari, u ka bërë thirrje qytetarëve të saj të largohen nga Indonezia dhe Irani. Demonstruesit kanë sulmuar zyrat e misioneve diplomatike daneze në Xhakartë, Teheran, Beirut e Damask dhe protesta kanë shpërthyer anë e mbanë Azisë, Lindjes së Mesme dhe Afrikës. //az//

XS
SM
MD
LG